09:39 19/05/2014Policia greke njoftoi sot në mëngjes sekuestrimin në Selanik të një sasie prej 691 kilogramë kanabis sativa, e cila vinte nga Shqqipëri.Dy shtetas grekë të moshës 41 dhe 54 vjeç që po trasportonin lëndën narkotike janë vënë në pranga. Lajmi është bërë i ditur nga mediat greke sipas të cilave droga u gjet e fshehur në çationë e një kamioni frigorifer.Droga ishte ndarë në 341 pako dhe kishte si destinacion Gjermaninë. Policia helene tha se u sekuestrua edhe 3 mijë euro dhe 5 telefona celularë në cilësinë e provës materiale.Kjo është sasia më e madhe e lëndës narkotike kapur ndonjëherë në Selanik. Policia greke tha se po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe rrjetut të trafikut narkotik.TV KLAN