Selena Gomez bën ndryshimin e rradhës në pamjen e saj
Këngëtarja e njohur, Selena Gomez duket se është rikthyer më e fuqishme se kurrë pas periudhës së rehabilitimit. Ajo ka superuar problemet e saj me shëndetin, por edhe “thyerjen e zemrës”, nga marrëdhënia e saj me Justin Bieber.
Selena solli këngë të reja dhe gjithashtu publikoi edhe albumin “Rare”, i cili po rezulton mjaft i suksesshëm.
Së fundmi, Gomez ka bërë edhe ndryshimin e rradhës, por këtë herë në look-un e saj, pasi ka vendosur të ndryshojë modelin e flokëve.
Në një foto të publikuar në rrjetin social Instagram, Selena shfaqet me flokët e prerë shkurt deri tek supet dhe me kaçurrela.
“Modeli i preferuar i flokëve, dorëzohem”, shkruan këngëtarja bashkëngjitur fotove të publikuara./tvklan.al