Selena Gomez i nënshtrohet një operacioni të vështirë
Selena Gomez i është nënshtruar një transplanti në veshka dhe lajmi u dha sot nga vetë këngëtarja. Ajo ka postuar një foto në Instagram ku shihet së bashku me miken e saj më të ngushtë, edhe ajo një yll amerikan, Francia Raisa duke mbajtur duart e njëra tjetrës në një spital.
“Unë e kam kuptuar që disa nga fansat e mi kishin vënë re që kam qenë disi pasive gjatë periudhës së verës dhe kanë pyetur pse nuk po promovoja këngë të reja”,
shkruante Gomez në rrjetet sociale. Këngëtarja bukuroshe u diagnostikua me një sëmundje veshkash e quajtus lupus në vitin 2015 dhe së fundmi ka qenë duke luftuar me sëmundjën, si edhe me ankthin dhe depresionin./tvklan.al