Semaforët e prishur në rrugët e Tiranës – (31 Tetor 2000)


Semaforët e prishur në rrugët e Tiranës – (31 Tetor 2000)

10:13 31/10/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Problemi i qarkullimit në kryqëzimet e Tiranës shtohet nga dita në ditë. Përveç shtimit të makinave telash mbeten dhe semaforët. Nga 28 kryqëzime që ka Tirana, vetëm në kryqëzimin kryesor ndizen dritat jeshile e të kuqe. Amortizimi i viteve detyroi këshillin bashkiak, që para gjashtë muaj të lironte një fond prej 4.2 milion lekësh të reja, për të rregulluar një pjesë të semaforëve. Këtë fond e përfituan vetëm tre kryqëzime në Tiranë, si më problematikët. Kryqëzimi tek rruga e “Elbasanit”, tek stacioni i Trenit dhe në rrugën “Siri Kodra”.

Semaforët e prishur u hoqën nga kryqëzimet dhe u sollën në sektorin e sinjalistikës elektronike, pranë uzinës Tirana për t’u rregulluar. Këta semaforë të rregulluar do të vendosen vetëm në kryqëzimin e rrugës së “Elbasanit”, ndërsa kryqëzimet e tjera duan investim të ri./tvklan.al






Të ngjashme