Semaforët “jetëshkurtër” e rrugëve të Tiranës (12 Qershor 2000)
Disa herë në Tiranë janë përurar semaforë por jeta e tyre gjithnjë ka qënë e shkurtër. U bë kohë e gjatë që qarkullimi në kryeqytet është shumë i rënduar. Për orë të tëra karvani i makinave bllokohet nëpër rrugët kryesore. Për të disiplinuar makinat nevojitet semafori dhe kur teknologjia elektronike nuk zgjidh më lëmshet e rrugëve, hyn në punë logjika njerëzore e veshur me rroba blu. Le të shohim se si është zgjidhur trafiku në disa nga kryqëzimet kyçe. Kryqëzimi tek treni nuk ka semaforë por ka polic. Në rrugën e Elbasanit mungojnë të dy, edhe polici edhe semafori./tvklan.al