Semaforët në Fier jashtë funksioni, shkaktarë të trafikut të rënduar (26 Nëntor 2000)
Semaforët gjithmonë mbeten problem i kryqëzimeve rrugore në kryeqytetet tona. 2 vjet më parë, në qytetin e Fierit, një shoqëri private, i dhuroi këtij qyteti 10 semaforë për dy kryqëzimet kryesore ku trafiku mbetet tepër i rënduar. Por, vetëm pas disa muajsh semaforët u prishën.
Tashmë kanë dalë jashtë funksioni sinjalet dhe pjesë të tjera të tyre. Në bashkinë e qytetit tregojnë se fondet për të bërë rikonstruksionin e semaforëve nuk ka. Ndërkohë që pjesa më e rëndë i mbeten uniformave blu të inspektoriatit rrugor të cilët duhen me patjetër të normalizojnë trafikun e rënduar që rritet dita-ditës./tvklan.al