Seminar, konkurset e shkollave të larta – (10 Qershor 1999)


Seminar, konkurset e shkollave të larta – (10 Qershor 1999)

10:45 10/06/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Studentët dhe ata që janë testuar vjet në konkurset e shkollave të larta, kanë shënuar dhe rezultate po kaq të larta gjatë gjithë vitit shkollor. Seminari informative i zhvilluar nga Ministria e Arsimit në këtë fundviti ka si qëllim të analizojë atë që është arritur dhe mangësitë që kanë hasur në vitet e kaluara pedagogët.

Përpara viteve ’90 për nxënësit e dalë nga bankat e shkollës bëhej përzgjedhja e centralizuar e bazuar në mesatare të kësaj shkolle dhe pas këtyre viteve është përdorur sistemi i kombinuar i mbështetur 30% në mesatare. Ndërsa viti ’98 shënon zbatimin e një sistemi të mbështetur tërësisht në konkursin e pranimit në shkollat e larta.

Sot nga krerët e arsimit të lartë janë diskutuar masat dhe synimet e skemës së re të konkurseve. Por ka patur dhe konsiderata të kushtëzueshme. Faktor që kushtëzuan studimin, koha që ka patur grupi në dispozicion për të mbledhur të dhënat gjatë gjithë zhvillimeve të konkurseve dhe ndaj të gjitha këtyre, duhet reflektuar sivjet./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme