Seminar me gazetarët (25 Shtator 1999)
Etika profesionale në median e shkruar dhe vizive. Kjo është tema e konferencës 2 ditore që po zhvillohet në ambjentet e Pallatit të Kongreseve. Konferenca është organizuar si pjesë e projektit Rajmond në mbështetje të stabilitetit dhe ndërlidhjeve të mira mes vendeve të Europës Juglindore dhe e sponsorizuar nga Komisioni Europian.
Organizator nga pala shqiptare është Shoqata e Gazetarëve Profesioniste si dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë. Është diskutuar për dhunën e ushtruar ndaj gazetarëve në Rajonin tonë veçanërisht në Bosnjë ku dhe ka pasur luftë. Do të diskutohen mënyrat më efektive të shkëmbimit të informacionit ndërmjet vendeve të Rajonit tonë e më gjerë. Roli i mediave në këtë proces është mjaft i ndjeshëm dhe i fuqishëm./tvklan.al