Seminar për mediat (23 Nëntor 1999)
Liria e të shprehurit dhe mbrojtja e gazetarit kanë qënë sot çeshtjet në qendër të diskutimit të organizuar nga komisioni parlamentar i medias dhe Këshilli i Europës. Marrëdhëniet e Qeverisë, Presidencës, Parlamentit dhe Pushtetit Gjyqësor me median kanë shkaktuar debate mes gazetarëve dhe përfaqësuesve të këtyre institucioneve.
Ndërsa akuzohen mediat për krijimin e një klime të pakëndshme në Shqipëri, politikanët, deputetët dhe shtetarët shqiptare harrojnë se shtypi dhe media elektronike pasqyrojnë produktin e punës së tyre, pra realitetin shqiptar. Deputetë të Opozitës dhe Pozitës kanë kërkuar zbatimin korrekt të ligjit për mbrojtjen e gazetareve si ne aspektin e sigurisë ashtu dhe ekonomikë e socialë.
Komisioni i punës ka nisur punën për hartimin e ligjit për shtypin ku përcakohet dhe realizimi praktik i të drejtave të gazetarëve. Nuk kanë munguar dhe referuesit e huaj të cilët kanë sjellë eksperiencën e tyre për lirinë e mendimit dhe të informimit./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego