Seminari ballkanik, tranzicioni dhe traditat në Europën Juglindore – (25 Maj 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Seminari mbi bashkëpunimin rajonal, ka mbledhur sot në hotel Tirana emra të njohur, studiues e gjuhëtarë nga Europa dhe vendi ynë, për të analizuar nocionin e tranzicionit dhe traditave në shoqërinë e Europës Juglindore. Në këtë seminar merrnin pjesë Kosta Gebert, gazetari i gazetës “Midraz” në Poloni, i cili interesohet për çështjet etnike dhe fetare në demokraci, botuesi i gazetës “Koha ditore” në Kosovë, si edhe mjaft personalitete të tjerë.
Gjatë diskutimeve u evidentuan momente kyçe të krizave në rajon, lidhur me shtetin dhe ndërtimin e institucioneve, si edhe u analizuan konkretisht realiteti i proceseve demokratike në Shqipëri dhe Europë./tvklan.al