Seminari “Edukimi global në shkolla” – (13 Shkurt 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Mësuesi të mos jetë një mësues tradicional dhe nxënësi një fëmijë pasiv, por çdogjë të ndodh krejt ndryshe në një orë mësimi të zakonshme. Këtë teori praktikisht përpiqet ta zhvendos UNICEF edhe në shkollat shqiptare. UNICEF në bashkëpunim me ministrinë e Arsimit, Institutin e Studimeve Pedagogjike dhe Institutin Kanadez. Edukimi global një reformë në përmbajtje arsimore është shoqëruar me metodologji interaktive të mësimdhënies dhe të të nxënit. Ky model ka dy vjet që praktikohet në 10 shkolla pilot. 70 mësues nga e gjithë shqipëria po trajnohen për të qenë sa më lehtësues në një orë mësimi.
Një prej mësueseve thotë se kjo lloj mësimdhënie konsiston në mënyrën e organizimit të nxënësve, ku nxënësit ndahen nëpër grupe pune sipas temës, mësuesi nuk është komandues i orës së mësimit por drejtues, një ndihmues, një udhëzues i punës që ata do të realizojnë.
Dimensioni global në një klasë sjell nxënës me një tjetër komunikim./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti