Seminari i Bashkisë Tiranë (21 Korrik 1999)


Seminari i Bashkisë Tiranë (21 Korrik 1999)

09:51 21/07/1999

Më shumë efektivitet në marrëdhëniet administratë lokale-publik. Ka qënë ky qëllimi i seminarit të organizuar sot në Bashkinë e Tiranës. Shifrat dhe faktet e ekspozuara tregojnë se 38 % e të pyeturve preferojnë ndihmë nga dikush në zgjidhjen e problemit të tyre, rreth 1/4 do të jepte dhuratë ose para, 41 % e qytetarëve deklarojnë se niveli i besueshmërisë tek zyrtarët lokalë është i mesëm, ndërsa 28 % nuk besojnë aspak tek ata.

19 % e të pyeturve nuk mendon se qytetari i thjeshtë luan ndonjë rol në procesin e qeverisjes lokale. Ndërgjegjësimi dhe edukimi i publikut si dhe gjetja e formave të reja të bashkëpunimit mes administratës lokale dhe qytetarëve janë një rrugë tjetër e pushtetit vendor në drejtim të përmirësimit të shërbimeve që ai ofron dhe siguron, është konkluduar nga pjesëmarrësit e seminarit./tvklan.al






Të ngjashme