Seminari mbi problemet e turizmit, ristudimi i zonave turistike – (4 Prill 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Seminari kombëtar mbi problemet e turizmit në vendin tonë është mbledhur sot për të diskutuar kryesisht mbi hartimin e studimeve dhe projekteve të reja. Në bashkëpunim me Komitetin e Zhvillimit të Turizmit, Ministrinë e Kulturës, Institutin e Zhvillimeve Urbanistike dhe studio të specializuara të arkitekturës, u vlerësua rikonceptimi i zonës së Golemit në rrethin e Kavajës, ristudimi i zonës së Velipojës, ristudimi i zonës së Gjirit të Lalzit dhe formulimet për zonat turistike model.
Paraqitja e masterplaneve në këtë seminar, si dhe ideve, për t’iu rikthyer seriozisht realizimeve të një biznesi të vërtetë për turizmin e vendit, sipas specialistëve, duhet patjetër të ketë mbështetjen e donatorëve dhe investitorëve si vendas, ashtu dhe të huaj./tvklan.al