Seminari me ushtarakët – (20 Tetor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Të diskutojmë së bashku për çështjet e drejtësisë ushtarake. Ky është qëllimi i seminarit trajnues treditor i organizuar në Qendren Kulturore të Ushtrisë, me prokurorë dhe gjyqtarë ushtarakë. Në këtë seminar ka marrë pjesë Kryeprokurori ushtarak italian Xhuzepe Skanduro dhe zëvendesi i tij Franko Xhentile.
Seminari trajnues me pjesmarrjen e specialistëve italiane ka për qëllim të diskutojë me homologët shqiptarë rreth shumë çështjeve në fushën e drejtësisë ushtarake. Disa nga më kryesoret e të cilave janë; sistemi i drejtësisë në ushtri, veprat e ndryshme penale që i përfshin kodi penal ushtarak etj.
Në kuadrin e strukturimit total të Ushtrisë Shqiptarë sipas standarteve të NATO-s ky seminar do të shërbejë për më shumë eksperiencë të specializuar në fushën e drejtësisë ushtarake./tvklan.al