Seminari ushtarak shqiptaro-amerikan – (7 Shtator 1999)


Seminari ushtarak shqiptaro-amerikan – (7 Shtator 1999)

19:51 07/09/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Ushtria shqiptare të ngrihet në standartet e Natos sipas modelit të ushtrisë amerikane. Ka qenë ky qëllimi i serminarit trajnues me oficer shqiptar dhe ata të SHBA. Programi i asistencës amerikane i hartuar dhe i ndjekur nga personeli i zyrës së koordinimit shqiptaro-amerikan pranë Ministrisë së Mbrojtjes, prej ditës së sotme ka filluar seminarin me temë “Standartet e Etikës dhe të Moralit, në Forcat e Armatosura”. Ai drejtohet nga kapiteni Xhejms Kuk në bashkëpunim të ngushtë me ushtarakët tanë të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare.

Çështjet kryesore që do të trajtohen në këtë seminar janë: Brifingjet për organizimin, qëllimet dhe konceptet për të ngulitur vlera profesionle, sidomos duke u fokusuar në vlerat institucionale, sikurse është kontrolli civil në ushtri, roli i saj në shoqërinë demokratike dhe zhvillimin e sistemit esencial të vlerave.

Procesi për njohjen e personelit të etikës, stafi i ushtarakëve specialist, përgjegjesitë e tij për trupat dhe kuadrot. Kanë përshëndetur pjesmarrësit në seminar edhe shefi i zyrës të koordinimit shqiptaro-amerikan, Kolonel Kris Elias dhe shefi i Shtabit të Ushtrisë Gjeneral Brigade Aleks Andoni.

Këto seminare shërbejnë për aplikimin konkret të modaliteteve sipas strukturave të Natos. Ekipi i ekspertëve amerikan i sapo mbrritur është i dyti brenda këtij muaji që po bashkëpunon me oficerët shqiptar krahas misionit të rojës bregdetare./tvklan.al






Të ngjashme