Sëmundja e pazakontë e dy vëllezërve habit mjekët


Sëmundja e pazakontë e dy vëllezërve habit mjekët

14:04 07/05/2016

Dy vëllezërit janë quajtur “fëmijët e Diellit” dhe rasti i tyre ka habitur të gjithë mjekët e Pakistanit.

Djemtë janë të moshës 9 dhe 13 - vjeç. Ata janë fëmijë normalë dhe aktivë si të gjithë fëmijët e tjerë gjatë ditës, por, kur dielli perëndon, ata hyjnë në një gjendje vegjetative, nuk janë të aftë të lëvizin ose të flasin.

vellezerit 3

Javed Akram, një profesor i mjekësisë në Institutin e Shkencave Mjekësore në Pakistan, tha për Associated Press, se nuk kishte asnjë lloji idejë se çfarë i shkaktonte këto simptoma.

“Ne e morëm këtë rast si një sfidë. Mjekët tanë janë duke bërë testet mjekësore për të përcaktuar se pse këta fëmijë janë aktivë gjatë ditës, por kur perëndon dielli, ata nuk mund të lëvizin, të flasin apo të ushqehen”

, tha ai.

vellezerit 2

Qeveria po financon kurimin e tyre në Islamabad, ndërsa kampionë të gjakut të tyre u janë dërguar shkencëtarëve të tjerë jashtë vendit për t’i analizuar.

Prindërit i kanë pagëzuar si “fëmijët e Diellit”, pasi besojnë se ata e marrin energjinë nga Dielli gjatë ditës. Por kjo tezë është hedhur poshtë nga mjekët, pasi sipas tyre nuk luan rol. Ata thonë se fëmijët gjatë ditës mund të lëvizin dhe të jenë aktivë edhe në një dhomë të errët ose në një stuhi shiu.

vellezerit 4

Shoaib Ahmed e Abdul Rasheed janë fëmijë të një familjeje të varfër në Belucistan, Mian Kundi, provinca më e madhe e Pakistanit./tvklan.al





Të ngjashme