Sëmundja e pyjeve në Elbasan – (25 Qershor 2000)
Lajme Arkiva – Tv Klan 2000
38 mijë hektar pyje të rrethit të Elbasanit, përveç zjarreve të shpeshta në sezonin e verës, rrezikojnë edhe nga një sëmundje e quajtur procesionare. Por zjarret që janë bërë të shpeshta në zonat pyjore, gjatë këtyre ditëve, në drejtorinë e shërbimit pyjor të Elbasanit, drejtori Ded Prenda, tregon se janë marrë masat.
Gadishmëria e punonjësve të pyjeve ka bërë që dy vatra zjarri në këtë zonë të fiken menjëherë pa shkaktuar dëme, por në zonën turistike të Gjinarit, sëmundja e procesionares, po shkatërron pyjet. Metodat teknike apo kimike që janë përdorur deri tani, nuk kanë dhënë rezultate. Drejtoria e pyjeve ka kërkuar fonde dhe ndihmë teknike për të shmangur këtë sëmundje, por deri tani nuk ka patur rezultate./tvklan.al