Sëmundja e rrallë që po i merr jetën 9 – vjeçarit
Këto foto tregojnë makthin e një djali 9 - vjeçar, barku i së cilit është fryrë tej mase.
Shah Gul Mazari, nga një fshat i largët në jug të Pakistanit vuan nga sëmundja eHirschsprung
, grumbullim i jashtëqitjeve brenda në bark. Kjo ka bërë që barku i tij të fryhet me shpejtësi, në mënyrë anormale dhe po e pengon që të bëjë edhe aktivitetet më të zakonshme. Nga ana tjetër, jeta e Shah është në rrezik, pasi nëse nuk i nënshtrohet operacionit, ai ka vetëm 20 përqind shanse për të mbijetuar. Fatkeqësisht, familja e tij është e varfër dhe nuk mund të përballojë trajtimin mjekësor për të birin. Duke qenë se sëmundja e tij ka avancuar deri në këtë pikë, 9 - vjeçari ka disa komplikacione serioze. Shah dukej fëmijë normal kur lindi. Megjithatë jeta e tij nisi të ndryshonte kur mbushi 1 - vjeç dhe barku nisi të fryhej. Ai iu nënshtrua një operacioni, por shëndeti i tij nuk pati ndryshim. Sëmundja eHirschsprung
prek 1 në 5 mijë bebe dhe shkaktohen nga mungesa e nervave që kontrollojnë lëvizjen e jashtëqitjeve, që ndodhen në pjesën e fundit të zorrëve, duke bërë që të mblidhen dhe të krijojnë bllokim. Fatmirësisht, një oficer policie në Karachi është ofruar për të paguar për operacionin e të voglit, me shpresën se kjo ndërhyrje do t'i shpëtojë atij jetën./tvklan.al