Senati shkarkon Presidenten Rousseff, u akuzua për mashtrim fondesh
Senati brazilian votoi shkarkimin e ish-Presidentes Dilma Rousseff, e cila akuzohet se ka manipuluar me buxhetin shtetëror. Vendimi i senatit i jep fund pushtetit 13-vjeçar të Partisë së Punëtorët të Rousseff.
61 senatorë votuan pro largimit të saj, duke plotësuar 2/3 e votave të nevojshme, ndërsa 20 të tjerë u shprehën pro qëndrimit të ish-presidentes. Detyra i mbetet Presidentit në detyrë Michel Temer, i cili do të qëndrojë në krye të shtetit deri në fund të mandatit të Rousseff, që përfundon më 1 Janar 2019.
Votëbesimi për ish-presidenten kishte nxitur protesta të dhunshme në rrugët e qyteteve kryesore në Brazil. Mbështetës të saj bllokuan rrugët dhe u përplasën me policinë.
Dilma Rousseff u pezullua në muajin Maj, pas votës së parë të senatit. Ajo akuzohet se ka mashtruar me fondet publike, me qëllim rizgjedhjen si presidente në vitin 2014, duke fshehur kësisoj rritjen e deficitit. Ajo erdhi në pushtet në vitin 2011 dhe është presidentja e parë femër e Brazilit.
Rusef tha se ndaj saj është thurur një sulm politik dhe akuzon opozitën e Brazilit se ka organizuar një grusht shteti ndaj saj.
Tv Klan