Senati shpall të pafajshëm ish-Presidentin Trump
Ish-Presidenti i SHBA-së Donald Trump është shpallur i pafajshëm në gjyqin e Senatit Amerikan lidhur me akuzat për organizimin e protestave në Capitol më 6 Janar. Sipas mediave amerikane, senatorët votuan me 57 vota kundër fajësimit të tij dhe 43 pro për nxitje të kryengritjes ku humbën jetën disa persona.
Në nisje të këtij procesi 6 senatorë republikanë bashkuan votat me demokratët, për t’i hapur rrugën këtij procesi gjyqësor, por duket se pas paraqitjes se fakteve për akuzën e kryengritjes, shumica e senatorëve e shpallën të pafajshëm ish-presidentin.
Me këtë vendim i hapet rruga një kandidimi të mundshëm të Trump gjatë zgjedhjeve presidenciale në 2024.
Klan News