Senatori amerikan: Ballkani rrezikohet nga lufta për shkak të tensioneve në rritje


Senatori amerikan: Ballkani rrezikohet nga lufta për shkak të tensioneve në rritje

12:04 27/03/2017

Senatori amerikan dhe kryetari i komitetit të Senatit për forcat e armatosura John McCain, është shprehur i shqetësuar për përshkallëzimin e tensioneve dhe rrezikut potencial të një lufte në Ballkan.

Ndër të tjera ai ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ratifikojnë protokollin për anëtarësimin e Malit të Zi në Nato. Mekein thekson se situata aktuale në rajon kërkon vëmendjen e Bashkimit Evropian, NATO-s dhe të gjithë aleatëve, në mënyrë që të përpiqen të parandalojnë disa nga këto kërcënime. Deklaratat, senatori aemrikan i ka bërë për portalin European Uestern Balkans EëB në forumin e Brukselit.

Ai njëkohësisht vuri në pah rëndësinë e pranimit të Malit të Zi në Aleancë duke shprehur bindjen se SHBA-të do të ratifikojë Protokollin për hyrjet të Malit të Zi në NATO këtë javë.

McCain ka përmendur se gjenerali Curtis Scaparrotti, komandant i komandës amerikane në Evropë, i ka thënë se mos-hyrja eventuale e Malit të Zi në NATO do të ishte katastrofë absolute, dhe pasojat do të trondisnin rajonin që aktualisht është i paqëndrueshëm. Mekein përmendi dhe faktin se rusët u përpoqën të destabilizonin vendin por nuk patën sukses.

 






Të ngjashme