Serbët ankohen në Lozanë
Federata Serbe e Futbollit dorëzoi një ankesë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, pasi kundërshton pranimin e Kosovës në UEFA.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat serbe.
Ankimimi është dorëzuar më datë 13 Maj njofton një burim i gazetës Politika.
Serbia e cilëson si të parregullt pranimin e Kosovës në UEFA më 3 Maj edhe pse mori votat e mjaftueshme për t’u bërë anëtare.
Kosova nuk është pjesë e Kombeve të Bashkuara dhe sipas palës serbe nuk duhet të pranohet në organizmat ndërkombëtarë të futbollit.
Pavarësisht këtij fakti, në Kongresin e UEFA-s në Budapest u votua kërkesa e Kosovës dhe mori 28 vota pro, 24 kundër dhe 2 të pavlefshme.
Më pas, Federata e Futbollit të Kosovës u pranua edhe në FIFA dhe pret të njohë grupin kualifikues, ku do të marrë pjesë për Kupën e Botës 2018.
Tv Klan