Serbët e vrarë (25 Korrik 1999)
Vrasja e 14 serbëve dje në Lipjanë të Kosovës ka sjellë reagime në politikën botërore. Luis Arbor Kryeprokurorja e Hagës ka deklaruar se duhen zbuluar shkaqet dhe autorët. Sipas Hashim Thaçit këto janë veprime që i shkojnë për shtat Millosheviçit. Trupat e KFOR-it vazhdojnë kërkimet për gjetjen e autorëve ndërsa Beogradi zyrtar ka kërkuar një sesion të jashtëzakonshëm në OKB për sigurimin e etnive serbe në Kosovë.
Millosheviçi ka akuzuar KFOR-in dhe OKB-në për mosgjetjen e autorëve dhe ka deklaruar se trupat serbe janë gati për të hyrë në Kosovë. Majk Xhekson dhe Kushner kanë dalë në një konferencë shtypi ku kanë bërë analizën e punës së tyre 6 javore. Zëdhënësi i KFOR-it ka thënë se shumë shpejt në Kosovë do të instalohen dhe tetë mijë trupa të tjerë të KFOR-it si dhe tre mijë policë të OKB-së./tvklan.al
Gazetar: Mirela Milori