Serbet plagosin gazetarin çek Ivan Darek (15 Gusht 1998)
Gazetari çek i plagosur nga snajperat serb mbrëmë në darkë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Operacioni i mjekëve të Spitalit Ushtarak ka rezultuar me sukses. Gazetari në moshë të re Ivan Darek ndodhej në një nga dhomat e salllës së reaminacionit jo vetëm nën kujdesin e mjekëvë por dhe të miqve të tij ushtarë të UÇK-së. Njëri prej tyre tha se Darek ishte një nga luftëtarët e huaj që ishte bashkuar me rradhët e kosovarëve që luftonin për lirinë e Kosovës.
Ndërsa shoku i tij e mohoi këtë fakt duke theksuar se çeku ishte një gazetar që punonte për një agjenci gjermane lajmesh. Një mjeke e spitalit Ushtarak pohoi sot në mesditë se plagat e rënda që ka marrë i huaji tani për tani nuk paraqesin rrezik për jetën e tij. Në sallën e reaminacionit ushtrohet
një kontroll i rreptë dhe hyrja ishte e ndaluar.
Para interesimit të gazetarëve, policia ushtarake ka mundur të ruajë sekretin duke lënë jashtë dyerve kryesore njerëzit e shtypit. Megjithatë është mësuar se Ivan Dare do të jetë nën kujdesin e ushtarëve të UÇK-së dhe do të kthehet nëKosovë sapo gjendja e tij shëndëtsore të përmisohet./tvklan.al
Gazetar : Roland Zili