Serbët, vrasjet në Kosovë – (20 Qershor 1999)


Serbët, vrasjet në Kosovë – (20 Qershor 1999)

19:28 20/06/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Sipas gazetës britanike “Sunday Telegraph” trupat e paqes së KFOR-it duke lëvizur nëpër Kosovë kanë gjetur në Prizëren një kamp përqëndrimi serb ku mendohet se janë mbajtur për javë të tëra 60 mijë shqiptarë të cilët mendohet se janë përdorur si mburoja njerëzore. Në momentin e gjetjes së këtij kampi atje janë gjetur 12 mijë vetë të sëmurë të cilët kishin shtatë ditë pa vënë asgjë në gojë.

Nga ana tjetër në fashtin Rrezall është gjetur një varrezë masive të cilën sipas radios DW, ndodhen 80-100 trupa. Për këtë varrezë ka edhe shumë dëshmi okulare të banorëve të zonës së Drenicës dhe sidomos të zonës së qytetit të Skënderaj.

Trupat gjermane të KFOR-it kanë zbuluar në Dragaçin një pus në të cilin mendohet se ka një numër të madh trupash. Po kështu në Isbicë është zbuluar një varrezë masive me 150 trupa shumica e të cilave janë gra e fëmijë.

Ndërsa trupat britanike kanë rrethuar fonderinë e Gllogovcit ku siç bën të ditur CNN janë masakruar nga ushtarakët serb rreth 600 shqiptarë. Stabilimenti i Gllogovckit mendohet të jetë përdorur si krematorium./tvklan.al






Të ngjashme