Serbi arrestohen paqeruajtësit – (21 Mars 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Policia serbe ndaloi dje 7 ushtarë paqeruajtës çek për mëse 8 orë kur ata kaluan nga Kosova në Serbi. Çekët në një autoblind u ndaluan rreth orës 10 të paradites dhe u lirun pas rënies së natës. Sipas KFOR-it, patrulla kishte humbur rrugën pa tabela në vijën e demarkacionit. Anëtarët e patrullës u ndaluan afër fshatit Merdare që shkon nga Prishtina ne Beograd, kanë thënë burime serbe në zonë.
Zyrtarët e KFOR-it thanë se ata mësuan për këtë incident kur u njoftuan nga oficerët e ndërlidhjes serbe. Beogradi kundërshton manovrat e Natos në Kosovë. Shefi i Shtabit të ushtrisë Jugosllave theksoi se manovrat e planifikuara të Natos në Kosovë bien ndesh me normat ndërkombëtare dhe synojnë minimin e vendit nga brenda. Nato bëri të ditur muajin e kaluar se do të dërgoj më shumë se 2000 ushtarë në Kosovë krahas forcës paqeruajtëse të KFOR-it, që ndodhet atje për një manovër stërvitore të koduar “Përgjigja dinamike 2000”
Por Serbia e kundërshton këtë duke deklaruar se një gjë e tillë nuk përfshihet në rezolutën 12/44 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën. Ndërkohë ushtria serbe është përforcuar në kufirin e saj administrativ me Kosovën./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori