Serbia (31 Korrik 1999)
Samiti i Sarajevës ka vendosur që mos të marrë asnjë masë për rindërtimin e Jugosllavisë të pasluftës pa u hequr Millosheviçi nga kreu i ish Jugosllavisë. Qeveria Jugosllave ka reaguar duke marrë përsipër rindërtimin e disa objekteve të shkatërruara në Novi Sad. Katër mijë persona janë mbledhur në Leskovac nën thirrjen e Zoran Gjingjiç. Kërkesa e tyre është të largohet Millosheviçi nga pushteti./tvklan.al
Gazetare: Mirela Milori