Serbia alarmohet pas lirimit të Haradinajt, “ngrihet në këmbë” qeveria
Lirimi i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkaktuar “tërmet” në qeverinë e Serbisë. Menjëherë pas lajmit se Ramushi përfitoi lirinë, kryeministri serb Aleksandar Vuçiç thirri një mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë.
Sipas medias serbe “Kurir” Vuçiç mblodhi sot në orën 12:00 qeverinë për të vendosur se si të luftojë vendimin e gjykatës së Colmarit të Francës.
“B92” tha se një komunikatë do të publikohet pas përfundimit të mbledhjes teksa asnjë prej pjesëmarrësve nuk do të bëjë deklarata.
Ditën e sotme Gjykata e Apelit në Colmar refuzoi kërkesën e Serbisë për ekstradimin e udhëheqësit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish-anëtarit të UÇK-së Ramush Haradinajt.
Gjykata nuk ka dhënë një shpjegim për vendimin e saj. Haradinaj pritet të kthehet në Kosovë, pas plotësimit të gjithë dokumentacionit përkatës./tvklan.al