Serbia bojkoton podiumet prej Kosovës


Serbia bojkoton podiumet prej Kosovës

14:54 08/08/2016

“Braktisni ceremonitë e dhënies së medaljeve në rast se në podium do të ketë atletë nga Kosova”.

Duket se kjo është thirrja që ka bërë vetë qeveria e Serbisë për atletët e saj, në rast se do të duhet të ndajnë podin me atletë kosovarë.

Ka qenë Ministri për Sportet Vanja Udovicic, që ka sqaruar për mediat se kjo kërkesë u është bërë atletëve të veçantë dhe jo ekipit në tërësi.

Ndërsa qeveria serbe nënvizoi se nuk bëhet fjalë për një detyrim për atletët që marrin pjesë në olimpiadën e Rios por vetëm për një sugjerim për shkak se çështja është komplekse.

Kosova u njoh zyrtarisht nga komiteti olimpik ndërkombëtar në 2014-ën dhe në Rio u prezantua me 8 atletë. Disa prej tyre morën pjesë në Londër 2012 për Shqipërinë.

“Nuk duam të kërcënojmë atletët tanë” – shtoi Ministri serb i Sporteve Udovicic, por nuk mund të dëgjojmë himnin e  Kosovës dhe të shohim ngritjen e flamurit të tyre.

Tv Klan






Të ngjashme