Serbia gati për bisedime (18 Maj 1999)


Serbia gati për bisedime (18 Maj 1999)

15:57 18/05/1999

Presidenti i Finlandës Mati Ahtisari me autorizimin e plotfuqishëm për negociatat e zgjidhjes së problemit të Kosovës, po zhvillon bisedime në Helsinki me Nënsekretarin amerikan të shtetit Talbot dhe të dërguarin rus Cernomerdin. Takimit të Helsinkit i është dhënë mbështetje pa rezerve nga Kancelari Gjerman Shreder dhe Kryeministri Italian Dalema pas bisedave të sotme në Bari të Italisë.

Shreder dhe Dalema ranë dakort për nevojën e një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën të mbështetur mbi qëndrimet e Grupit të Tetë. Ndërkohë Beogradi deklaroi sot se është i gatshëm të fillojë dialogun mbi bazat e Grupit të Tetë.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme tha se deklaratat e G8-ës përbëjnë një element të procesit të paqes pavarësisht nga disa rezerva. Drejt Beogradit sot të shoqëruar nga Kryqi i Kuq kanë udhëtuar dy ushtarë serbë të liruar të cilët po mbaheshin në Gjermani nga ushtarakët amerikanë./tvklan.al

Gazetar: Mirela Milori






Të ngjashme