Serbia lejon kalimin e kamionëve me mallra nga Kosova, reagon Rama
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se kamionët me mallra nga Kosova të cilët ishin bllokuar në kufirin serb, tashmë nuk kanë asnjë problematikë.
Në një postim në Twitter, Edi Rama ka falënderuar presidentin Aleksandar Vuçiç, i cili iu përgjigj thirrjes së tij për të mos i penguar këto kamionë.
“Lajm i mirë që për kamionët e Kosovës sot nuk ka pengesë! Jo vetëm lajm i mirë po edhe një gjest për t’u përshëndetur, si shprehje e vullnetit që së bashku ta fitojmë këtë luftë dhe të dalim të gjithë më të mirë e më të fortë prej saj”, shkruan Rama. /vklan.al
@avucic Lajm i mire qe per kamionet e Kosoves sot nuk ka pengese!Jo vetem lajm i mire po edhe nje gjest per t'u pershendetur, si shprehje e vullnetit qe se bashku ta fitojme kete lufte dhe te dalim te gjithe me te mire e me te forte prej saj #Solidarity #Cooperation #WB6
— Edi Rama (@ediramaal) April 1, 2020