“Serbia nuk hyn në BE pa e pranuar Kosovën”
Ish-Presidenti kroat Ivo Josipoviç, ka thënë se Serbia nuk mund të anëtarësohet në Bashkimin Europian pa e pranuar shtetësinë e Kosovës.
“
Serbia nuk mund të bëhet anëtare e BE-së pa e njohur Kosovën”
, tha Josipoviq.
“Hyrja e Serbisë në BE pa njohjen e Kosovës do të thotë që Kosova kurrë nuk do të jetë anëtare e këtij institucioni europian. Kjo nuk është e pranueshme”.
Ai është përgjigjur edhe në pyetjen se a do ta pengonte Kroacia hyrjen e Serbisë në BE.
“Kjo nuk duhet të ndodhë, duhet ta kapërcejmë bashkërisht, sepse anëtarësimi i Serbisë në BE siguron raporte më të mira në rajon dhe forcon ekonominë e dy vendeve”.
/KlanKosova