222 të infektuar me Covid-19 në Serbi
Ekspertët kinezë janë duke analizuar situatën
Serbia ka arritur numrin rekord të personave të infektuar me Covid-19 pasi janë konfirmuar vetëm gjatë ditës edhe 34 raste të reja duke çuar numrin e personave të infektuar në 222.
Parashikimet e
qeverisë duket se janë kthyer në realitet pasi thuhej se disa javë më pas mund
të nisin problemet. Masat e reja të qeverisë kanë hyrë në fuqi dhe përveç
pamundësimit të takimit të njerëzve është duke u shqyrtuar deri tek masat për
ndalim total të lëvizjes së njerëzve.
“Fatkeqësisht
çdo ditë është e vështirë, por gjithmonë kam thënë se kjo është luftë për
secilën ditë dhe sot kemi humbur një jetë. Fitore është çdo ditë kur nuk do të
humbim jetë dhe çdo ditë e tillë është triumf”.
Serbia është duke u konsultuar me ekspertët kinez që kanë arritur për të parë gjendjen. Pas disa ditësh ata do të japin mendimin e tyre, por vlerësojnë masat për ta luftuar virusin. Një avion tjetër me ndihma nga Kina ka arritur në Serbi.
Institucionet janë duke alarmuar për respektin të rregullave dhe higjienës, ndërsa që tani në orën 17:00 fillon ora policore që mund të ndryshoj dy ditët e ardhshme.
Tv Klan