Sergio Ramos “spiunohet” nga Modric
Sergio Ramos nuk mund të quhet plotësisht fajtor për 11-metërshin e goditur keq me Kroacinë. Kapiteni i Spanjës u tradhëtua nga shoku i skuadrës te Real Madrid, Luka Modric.
Mesfushori kroat, i cili ishte në pankinë me përfaqësuesen e tij, që e fitoi takimin me rezultatin 2 – 1 ndihmoi portierin Subasic të priste penalltinë.
Modric lajmëroi kapitenin Dario Srna që t’i tregonte krahun nga duhej të hidhej. Informacioni natyrisht ishte i saktë, pasi Ramos dhe Modric kanë kohë që luajnë bashkë në Madrid dhe e njohin njëri-tjetrin.
Sergio Ramos dështoi dhe Luka Modric e arriti objektivin. Mordic nuk shënoi asnjë gol pasi nuk luajti, por mendja e tij ndihmoi Kroacinë akoma më shumë, duke shmangur disavantazhin.
Tv Klan