Serial Killer (2010)


Serial Killer (2010)

Autori: Blendi Fevziu

23:03 01/03/2010

Jo dy, por plot 4 vrasje janë kryer nga 50-vjeçari nga Librazhdi, Haki Miska. U desh arrestimi me akuzën e vrasjes së të ëmës që më në fund Miska të rrëfehej. Pak orë janë dashur që autori të hedhë dritë mbi 3 ekzekutimet e kryera vitet e shkuara. Ka qenë një dëshmi rrëqethëse ajo e dhënë dje nga Haki Miska në prani të prokurorit të çështjes dhe të oficerëve të krimeve të rënda në drejtorinë e policisë së Elbasanit. Dëshmia e killerit që jetonte në fshatin Prevall ka zbardhur plot tre vrasje të tjera që në arkivin e policisë kishin mbetur pa autorë.

Vrasja e së shoqes. Duket se gjithçka ka nisur me dyshimet për tradhti nga ana e së shoqes, atëherë 32 vjeçe. Haki Miska, pasi pranoi ekzekutimin e saj, tregoi dhe shkaqet dhe mënyrën si e realizoi atë. 

Ekzekutimi i mësuesit. Do të kalonte më shumë se një vit që Haki Miska të merrte hak mbi atë që e quante të dashurin e gruas. Kjo ndodhi pikërisht më 18 gusht të vitit 1995.

Vrasja e njerkut. Ndoshta seriali i krimeve do të ishte mbyllur me ekzekutimin për hir të tradhtisë së gruas, nëse në mes tyre nuk do të ndodhte një tjetër, po brenda familjes. Viktimë e radhës ishte njerku i Haki Miskës. 

Masakrimi i nënës. Për herë të katërt, Haki Miska bëhet autor i një vrasjeje më 4 shkurt të këtij viti, duke ekzekutuar nënën e tij. Ngjarjet e mëparshme duket se i kishin tensionuar marrëdhëniet e tij me familjarët, veçanërisht me 70-vjeçaren Dije Miska. Dhe ajo ndërroi jetë në të njëjtën mënyrë, nga dhuna e ushtruar prej të birit me mjete të forta, pikërisht me sopatë. Nga vetë autori është mësuar se 5 vitet e fundit, ai kishte pasur konflikt me të ëmën, në lidhje me zhdukjen e bashkëshortes. E moshuara i kërkonte të birit të tregonte të vërtetën mbi fatin e Mimozës, pasi dhe familjarët e saj këmbëngulnin, duke dyshuar se mund t’i kishte ndodhur diçka.

Për të diskutuar lidhur me këto ngjarje ishin të ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan Luan Hajdaraga, Ledia Lazri, Ferdinand Dervishi, Nikolin Bala, Fatos Hakorja, Fatos Lubonja. /tvklan.al






Të ngjashme