“Dashuria është në ajër” kthehet në fenomen në internet


“Dashuria është në ajër” kthehet në fenomen në internet

09:02 10/10/2021

Episodi i parë i shënon me shumë se 30 milionë shikime në Youtube

Sukses jo vetëm në televizion por edhe në internet. “Dashuria është në ajër” vijon të jetë fenomeni i rrjeteve sociale edhe pse e mbylli transmetimin në Turqi. Seriali që transmetohet çdo ditë edhe në ekranin e Tv Klan ka thyer një rekord në Youtube pasi episodi i parë ka marrë më shumë se 30 milionë shikime.

Prodhimi turk numëron më shumë se 2.5 milionë ndjekës në kanalin zyrtar në këtë platformë. Në rrjetet sociale, fansat e historisë së Edës dhe Serkanit përmes postimeve të ndryshme kërkojnë që kasti tu rikthehet xhirimeve dhe seriali të ketë një sezon tjetër.

Çifti i aktorëve Kerem Bursin dhe Hande Erçel janë pëlqyer jo vetëm në Turqi por edhe në shumë vende të botës ku seriali është transmetim. Prodhimi turk i vitit 2020-2021 po ndiqet me interes edhe nga shqiptarët çdo pasdite në Tv Klan.

Tv Klan






Të ngjashme