Serie A, Milan vazhdon kryesimin
Lazio surprizohet nga Udinese
Milani nuk e vuajti mungesën e Zlatan Ibrahimoviç. Kuqezinjtë vazhdojnë rrugëtimin të qetë në krye të renditjes së Serie A. Ndaj Fitorentinës fituan 2-0, duke regjistruar fitoren e 7 në 9 ndeshje. Golat për skuadrën milaneze erdhën nga mbrojtësi Romagnoli dhe mesfushori Franck Kessie me 11 metërsh.
Kuqezinjtë kishin mundësi të shënonin të tretin, por Kessie nuk u tregua i saktë nga pika e penalltisë për herë të dytë. Në Romë, Lazio surprizohet nga Udinese që fitoi 3-1. Pas tre golave të skuadrës Mike, Lazio e pati të vështirë që të reagonte.
Goli erdhi nga Immobile më 11 metërsh në mesin e pjesës së dytë, atëherë kur nuk kishte më mundësi për të ndryshuar fatin e ndeshjes, që shkoi në favor të Udinese.
Tv Klan