Burri plagos me thikë gruan
Një grua 53 – vjeçare nga Roskoveci u plagos me thikë këtë enjte nga bashkëshorti i saj, i cili u arrestua nga policia pas krimit.
Liljana Hatillari mbërriti në gjendje të rëndë në spitalin e Fierit, pasi kishte disa plagë me thikë në trup.
Gruaja menjëherë u trajtua në sallën e reanimacionit.
Dyshimet e para të policisë ranë mbi bashkëshortin Shefit Hatillari. Ai u shoqërua nga uniformat blu dhe pranoi autorësinë e krimit.
Nga hetimet e kryera, policia konfirmoi se shkak i konfliktit ishte bërë gjendja ekonomike e çiftit me dy fëmijë, si dhe fakti që bashkëshorti ishte konsumator i rregullt i alkoolit.
Po kështu burimet e policisë thonë se çifti ishte në proces divorci prej pak kohësh.
Tv Klan