Sërish lëkundje tërmeti në Korçë
Një tjetër lëkundje tërmeti është regjistruar në qarkun e Korçës rreth orës 18:00. Sipas të dhënave sizmiologjike, tërmeti ka qenë me magnitudë 4 i shkallës Rihter.
Ndërkohë, nga tërmeti i fortë i një dite më parë, në Korçë janë dëmtuar 184 banesa, 60% e të cilave janë të pabanueshme. Prej orës 04:00 të mëngjesit të së shtunës e deri më sot, në rajonin e Korçës janë regjistruar në total 73 tërmete.
Shtabi i Emergjencave Civile dhe Ministria e Mbrojtjes kanë ngritur çadra ku janë strehuar banorët të cilëve u janë dëmtuar banesat. /tvklan.al