Sërish “shkëndija” mes Cavani dhe Neymar
Rivaliteti, ndjenja e protagonizmit dhe egoizimi i Edinson Cavanit dhe Neymar u shfaq sërish, dhe sërish bëhet fjalë për goditjen e një 11-metërshi. Uruguajani fitoi një penallti në ndeshjen e fundit të PSG me Troyes, të dy u panë pranë njëri tjetrit tek pika e bardhë dhe kjo u interpretua si përplasja e fundit për të goditur penalltinë. E gjuajti Cavani por nuk shënoi. Megjithatë të dy këta sulmues shënuan nga një gol në fitoren 2-0 të skuadrës.
Madje Cavani mori assitin pikërisht nga Neymar dhe festimi i përbashkët ishte i natyrshëm.
Edhe pse rivaliteti mes tyre është mëse i dukshëm Cavani dhe Neymar janë dyshja e sulmit më e fortë në Europë. Sëbashku kanë shënuar 26 gola, 17 Cavani dhe 9 Neymar.
Pas tyre vjen dyshja e Lyon, Nabil Fekir dhe Mariano Díaz të dy me nga 11 gola.
Dybala dhe Higuain janë çifti sulmues në vend të tretë. Të dy sëbashku kanë realizuar 20 gola për Juventus.
Dhe imagjinoni, nuk ka përfunduar ende faza e parë e sezonit.
Tv Klan