Sërish tërmet, tronditet Perugia
Një tjetër lëkundje e fortë tërmeti ka tronditur Italinë fqinje.
Këtë herë epiqendra e lëkundjeve ka qenë Perugia. Sipas agjencisë së lajmeve ANSA, magnituda ishte 4.2 ndërsa lëkundjet mësohet se janë ndjerë edhe në Ancona, rreth orës 18:24. Deri më tani nuk raportohet për viktima, ndërsa që prej mesnatës së djeshme lëkundjet sizmike kanë qenë të vazhdueshme. Më shumë se 4 mijë persona, për të tretën natë radhazi kanë qëndruar jashtë shtëpive të tyre. Të mërkurën, tre tonditje të forta goditën sërish qendrën e vendit. Epiqendra këtë herë ishte Valnerina. Lëkundjet ishin me një magnitudë 5.4, 5.9 dhe 4.6. Fatmirësisht nuk ka patur viktima, megjithatë shumë kanë mbetur pa shtëpi, pasi ato u shkatërruan plotësisht./tvklan.al