09:54 03/03/2014Një sasi e konsiderueshme eksplozivi shpërtheu në deren e një apartamenti ne rrugen “Prokop Mima”, prane kompleksit Dinamo në Tirane. Ngjarja u rregjistrua në oreët e para të mëngjesit në banesen e Ermal Kokes, ndersa nga shperthimi mbeten të dëmtuara dhe disa dyer të apartamenteve të tjera, fqinjë të tij.Policia e cila mbërriti në vendngjarje bëri me dije se lënda eksplozive e dyshuar si tritol, nuk ka qenë e telekomanduar ndërsa autori e ka aktivizuar vetë atë. Policia tha se Ermal Koka, administronte biznesin e ngritur nga babai i tij, Vladimir Koka, një dyqan që tregton pajisje hidro –sanitare në rrugën Siri Kodra, ndërsa dyshohet se vendosja eksplozivit ka të bëjë me konkurencën në këtë biznes. Dyshohet se Koka ka borxhe të pashlyera tek biznesi i tij, ndërsa mbetet tani për tani edhe pista kryesore e hetimit. Për këtë dyshohet se shperthimi ka qenë formë kërcënimi ndaj tij, edhe pse Koka nuk ka precedent të më parshëm kriminal si dhe ka deklaruar se nuk ka probleme me persona të tjerë.A. Llabani