Servet Pëllumbi dhe Luan Rama intervistë (17 Qershor 1999)


Servet Pëllumbi dhe Luan Rama intervistë (17 Qershor 1999)

11:40 17/06/1999

Vazhdojnë debatet në gjirin e socialistëve për mbledhjen e Kongresit që do t’i japë fund krizës së lidershipit në partinë në pushtet. Kongresi të mbahet në Tetor ka deklaruar ish nënkryetari Pëllumbi, ndërsa anëtari i Kryesisë Socialiste Luan Rama thekson se Kongresi duhej të ishte mbajtur.

Servet Pëllumbi: Në drejtim të demokracisë së brendshme dhe të respektimit të forumeve ka disa gjëra që nuk kanë ecur si duhet në Partinë Socialiste. Bile unë do thosha dhe këtë e kam kërkuar që në Konferencën Kombëtare të fundit të ’97-ës, mbledhjen e Kongresit. Do të ishte mirë që Kongresi të ishte bërë. Shtyrja në këtë situatë justifikohet, por mendoj që Tetori do jetë koha më optimale për të mbledhur Kongresit.

Luan Rama: Mungesa e kryetarit është një ngërç po të shprehem në mënyrë figurative dhe ky duhej zgjidhur. Unë i qëndroj mendimit që edhe vetëm për shkak të dorëheqjes së kryetarit, Kongresi duhej mbledhur, aq më tepër kur është për t’u bërë një bilanc arritjesh por dhe mangësish e difektesh, është e domosdoshme të bëhet Kongresi./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme