Servet Pëllumbi intervistë – (6 Shtator 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Intervistë me deputetin e Partisë Socialiste, Servet Pëllumbi.
Gazetari:- Çfarë ideje positive mund të veçoni ju nga ato të Nanos, s’ka asgjë pozitive?
Servet Pëllumbi, deputet i PS:- “Nuk e kam parë me këtë sy që të bëj analizë por gjithësesi them që çdo ide që hidhet qoftë edhe kur është pjesërisht e drejtë meriton të diskutohet. Megjithatë nuk shoh ndonjë gjë të re apo që ofroj zoti Nano, ide dhe zgjidhje të reja për situatën. Aq më tepër që një person që pretendon të jetë lider nuk mund ta reduktoj alternativën e vetë me disa propozime statutore. Kongresi të tërë i votbeson.
Gazetari:- Do zgjidhen të rinj në të gjitha postet?
Servet Pëllumbi, deputet i PS:- “Të gjithë ata që janë anëtar të Komitetit të Përgjithshëm Drejtues do të rizgjidhen. Pra do të rizgjidhet një Komitet i ri. Çdo Kongres zgjedh një komitet të ri drejtues”./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame