Sevilla fiton Europa League
Sevilla është fituese e Europa League për herë të pestë në historinë e saj në këtë turne.
Skuadra spanjolle arriti të mundë në finalen e luajtur në Bazel ekipin anglez të Liverpool, me rezultatin 3 – 1.
Grupi i lojtarëve, i drejtuar nga Unay Emery, festoi për të tretin vit radhazi këtë trofe të rëndësishëm, që e kualifikon në fazën e grupeve të Champions League.
Një tjetër zhgënjim për Jurgen Klopp, që humb një tjetër finale dhe Liverpool, që nuk i gëzohet një titulli kontinental prej vitit 2005.
Sevilla siguroi triumfin me përmbysje, pasi pjesa e parë përfundoi me avantazhin e ekipin anglez.
Lojtarët e skuadrës spanjolle u kthyen në fushë të motivuar.
Golat e Gameiro dhe Coke ishin përcaktues, duke treguar se Spanja do të dominojë kupat e Europës edhe këtë sezon.
Radhën më 28 Maj do ta ketë finalja e Champions League, derbi madrilen Real – Atletico.
Tv Klan