Sevilla “rrëmben” Jesus Navas
E ndjekin nga pas në rrugët e qytetit teksa shëtit i vetëm. Më pas kur gjejnë momentin i vënë një qese të zezë në koKë dhe menjëherë në bagazhin e makinës.
Në këtë mënyrë, Sevilla ka zgjedhur t’i prezantojë tifozëve rikthimin e Jesus Navas në klub.
Pasi heq qesen e zezë nga koka, në sytë e tij duket se për Jesus Navas është një kënaqësi rikthimi në stadiumin Ramón Sánchez Pizjuán.
Pas vizitave mjekësore të zakonshme, edhe shtrëngimi i duarve me presidentin e klubit që zyrtarizoi rikthimin e mesfushorit 31 – vjeçar.
Tv Klan