“Sex and the City” zbulon premierën
Rikthimi i “Sex and the City” po afron shumë më shpejt nga sa e menduam. Në një video të prapaskenave në Youtube, Sarah Jessica Parker bën të ditur se premiera do të jetë në Dhjetor.
Ylli i serialit tregon se janë ende duke xhiruar nëpër rrugët e Nju Jorkut. Ajo tregoi se miqve të saj tashmë iu pëlqen ta quajnë serialin ikonik “Just Like That”.
Në një njoftim më herët për shtyp, është lajmëruar se seriali do të ndjekë tre shoqet Carrie (Sarah Jessica Parker), Miranda (Cynthia Nixon) dhe Charlotte (Kristin Davis) ndërsa “lundrojnë në udhëtimin e tyre të realitetit të ndërlikuar të jetës dhe miqësisë nga të 30-at deri në të 50-at e tyre”./tvklan.al