Sezoni i jashtëzakonshëm i Rashicës


Sezoni i jashtëzakonshëm i Rashicës

12:48 20/05/2016

Milot Rashica përjetoi një sezon që nuk e mendonte në fillim. Ai u bë një nga lojtarët kryesorë me Vitesse në kampionatin hollandez dhe debutoi me Kombëtaren në miqësoren me Luksemburgun. Në prag të Europianit ai shpreson të jetë pjesë e kuqezinjve në Francë.

Milot Rashica (Futbollist i Vitesse dhe Kombëtares):

“Nuk e di nëse do të jem në Europian, por uroj që të kenë sukses. Futbollit nuk i dihet edhe pse është një grup i vështirë, por kemi një ekip të mirë dhe shpresoj që të bëjmë më të mirën.”

Milot Rashica foli për televizionin e Vitesse, ku pranoi se ishte një sezon i jashtëzakonshëm për të, pasi debutoi edhe në Europa League. Muajin e ardhshëm ai do të mbushë 20 vjeç, por që në sezonin e parë në Eredivisie realizoi 8 gola dhe ndihmoi tre herë shokët e ekipit të shënojnë.

Tv Klan






Të ngjashme