Sezoni turistik në Sarandë nis me vjedhjen e një turisti gjerman (4 Maj 2001)


Sezoni turistik në Sarandë nis me vjedhjen e një turisti gjerman (4 Maj 2001)

11:42 04/05/2001

Sezoni turistik në Sarandë hapet me një turist gjerman i cili është grabitur. Ka dashur të çojë deri në fund aventurën ballkanike turisti gjerman, emri i së cilit nuk jepet nga Policia e Sarandës. Pasi ka zbritur nga trageti i Korfuzit, turisti ka shëtitur me bicikletë në rrugicat e Sarandës. Por, sapo ka dalë në rrugicat e qytetit dhe pikërisht në Qafën e Gjashtës, është gjetur papritur në sulmin dhe breshërinë e grushteve të disa personave.

Pasi e kanë zbritur nga bicikleta, mikpritësit e kanë grabitur turistin gjerman duke i marrë një sasi dollarësh, markash, një shumë lekësh shqiptarë të thyer në port dhe disa sende personale. Pasi e ka mbledhur veten gjermani është nisur për në polici ku ka bërë dhe denoncimin. Ai është dhe viktima e parë e sezonit turistik në Sarandë nga persona të papërgjegjshëm që po kërkohen tashmë nga policia./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj






Të ngjashme