Sezoni turistik, policia kufizon qarkullimin për mjetet e tonazhit të rëndë dhe autoshkollat


Sezoni turistik, policia kufizon qarkullimin për mjetet e tonazhit të rëndë dhe autoshkollat

16:45 17/06/2016

Policia e Tiranës ka njoftuar se gjatë sezonit turistik veror Maj 2016 – 30 Shtator 2016, si pasojë e rritjes të fluskit të lëvizjes së mjeteve, me qëllim zbutjes së trafikut rrugor dhe krijimin e  mundësisë të qarkullimit të sigurt dhe të rrjedhshëm të mjeteve  do të kufizojë qarkullimin e mjeteve të rënda.

Sipas policisë, ndalohet qarkullimi në fundjavë, ditën e Shtunë nga ora 09:00 deri në orën 14:00 dhe ditën e Dielë nga ora  12:00 deri në orën 24:00, në segmentet interurbane kryesore dhe në segmentet urbane të Qarkut të Tiranës, për mjetet :

  • e transportit te mallrave me peshë të përgjithshme të autorizuar mbi 7 500 kg
  • me ngarkesë të pandashme, me gjatësi maksimale më të madhe se 12 m,
  • mjetet rrugore apo bujqësore që kanë shpejtësi më të vogël se 40 km/h
  • mjetet bujqësore dhe teknologjike që kalojnë përmasat kufitare sipas nenit 61 të Kodit Rrugor
  • për kursantët e autoshkollave mësimore

Përjashtohen nga këto kufizime të lëvizjes automjetet që për shkak të kohës dhe rrethanave, vonesat mund të sjellin dëmë të kosiderueshme materiale.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, kërkon mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve të rënda për zbatimin rigoroz të këtyre rregullave.

Gjithashtu policia këshillon të gjithë drejtuesit e mjeteve, që nuk kufizohen nga kjo urdhëresë që për të shmangur trafikun e rënduar si pasojë e sezonit turistik të përdorin edhe rrugët:

  • Tiranë – Ndroq – Plepa
  • Tiranë – Kamëz – Fushë Krujë
  • Rrugët dytësore të Autostradës Tiranë – Vorë/tvklan.al





Të ngjashme